TIRANE – Gazmend Çollaku dyshohet se “është marrë në pyetje” për disa orë pas rrëmbimit në Durrës, më 6 janar 2016, para se të vritej e të hidhej në anë të rrugës në Krujë.

“Panorama” shkruan sot se ekspertiza e kryer në trupin e 34¬vjeçarit, që u gjet pa jetë në fshatin Murqin të Krujës, ka zbardhur detaje nga mekanizmi i ngjarjes. Besohet se, pasi është rrëmbyer në lokalin ku ndodhej me disa miq në Durrës dhe është vendosur në makinën tip “Audi”, autorët e ngjarjes kanë pasur komunikim të dhunshëm me Gazmend Çollakun. Viktima, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, ka pasur shenja të dallueshme të dhunimit gradual para se të vritej.

Sipas aktit të autopsisë, i cili ende nuk ka dalë përfundimisht për t’iu vënë në dispozicion të prokurorisë, dhuna ndaj Çollakut ka nisur me tri goditje në kokë me tytën e armës ose me sende të tjera forta.

Më pas, viktimës nga Shijaku i janë shkaktuar dëmtime të tjera në pjesën e duarve dhe të këmbëve, ndërsa ka pasur edhe goditje të lehta në trup.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: