TIRANË

“Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë rradhazi për negociatat. Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut”.

Kështu deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një reagim pas vendimit të partive të shumicës në parlamentin gjerman për Shqipërinë.

Bardhi shkruan se “Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian” dhe se “çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë!”

‘Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me strandarde dhe jo me propagandë e mashtrime! Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.
Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit”, shkruan Bardhi.

Ai thekson se lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. “Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Sot nga Bundestagu kishte 9 lajme të mira, të cilat janë rruga e vetme që i hapin Shqipërisë negociatat në të ardhmen. Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama dhe krimi i organizuar që qeverisë me të, nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane!”, deklaron Bardhi.

Gazment Bardhi Fb
Gazment Bardhi Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb