Skënder Gega beson te suksesi ndaj Teutës. Në konferencën tradicionale për shtyp në vigjilje të sfidës, trajneri i Partizanit deklaron se skuadra është gati për trepikëshin e radhës dhe se pavarësisht rëndësisë që kanë dy takimet ndaj Teutës dhe Kukësit, sërish e sheh të gjatë rrugën deri në fund të kampionatit. Gega mendon se përjashtimi i Kamzës ka prishur garën, por pavarësisht kësaj, thotë se Partizani i ka gjunjët e fortë.

Ju shqetësojnë luhatjet e skuadrës?
“Çdo rezultat jo pozitiv e ka efektin e vet. Luhatjet tona s’kanë qenë të shumta. Kemi bërë një luhatje në derbi, por derbi i ka të 3 rezultatet. Rëndësi ka që e kaluam për humbjen. Për sa i përket humbjes në Kupë, ekipi nuk ishte vigjilent në 2-3 raste. Kemi ende një shans tjetër për në Gjirokastër.”

Teutën, e konsideroni si rival?
“Do të shikojmë punën tonë, jemi si makina që shikon nga ajo pasqyra, do shikojmë nga të dyja krahët sepse përara nuk kemi njeri. Do të vazhdojmë punën. E respektojmë kundërshtarin, ato dhe rivalët e tjerë, por besojmë në forcën tonë.”

Sa përqind luani në 2 sfidat e radhës ndaj Teutës dhe Kukësit?
“Janë sfida të rëndësishme, por janë edhe 11 ndeshje. Nga ana profesione nuk lejohen përqindjet. Do të mundohemi në 11 javë të mbajmë ecurinë. Shpresojmë që kundërshtarët të gabojnë. Është prapë rrugë e gjatë.”

Çfarë prisni nga ekipi në ndeshjen e rradhës?
“Çdo ditë është ditë e re dhe çdo takim ka specifikat e veta. Kanë pasur luhatje, por edhe kundërshtarët. Puna jonë është vetëm te ekipi jonë. Është normale që asgjë mos të shkojë 100%. Do të analizojmë detajet”

Shkoni në portë por nuk shënoni…
“I tillë është futbolli. Ka pasur ndeshje që kemi qenë të rezervuar dhe keni shënuar edhe 2 edhe 3 gola. Kështu ka qenë ndeshja me Teutën e në fazën e parë. Ndeshjen me Gjirokastrën ishte dominim total se u bën 40 krosa, por kemi probleme në finalizim. E dimë që sulmuesit tanë nuk kanë parametra të ndonjë finalizuesi brilant. Për mua është e rëndësishme t’ia dalim”

Megjithatë, problemet janë në mbrojtje…
“Erdhën nga dëshira për të sulmuar. 5-6 minuta u hapën hapësirat. Kur ke dëshirë dhe mundohesh t’i mbash në gjysmëfushë, por nuk ishte problemi te mbrojtja por te vigjilenca, nuk mund të pësosh 2 gola nga goditjet standarte.”

Hiqni dorë nga Kupa për kampionatin?
“Personalisht jo, preferoj të fitoj edhe në miqësore, edhe ndeshje kontrolli. Ka mbaruar vetëm një ndeshje, kemi dhe një tjetër. Partizanit nuk i takon, i kemi mundësitë edhe për Kupën.”

Do të ishit i kënaqur të vrisnit kampionatin?
“Dua maksimumin nga këto 2 ndeshje. Të shikojmë, për mua dhe për ekipin është e rëndësishme të jemi me Teutën 100%, pastaj ka ndërprerje. Jemi këtu falë punës, kam besim. Do të kemi mbështetjen e tifozëve, që për ne është frymëmarrje.

Do të ndryshoni diçka me Teutën?
“Hila ka 2 javë që i është bashkuar grupit. Këmbët i ka të freskëta, por trupi i tij nuk është 100% gati. Do të nxerrim grupin më të mirë”

E prisnit të ndihej mungesa e tij kaq shumë?
“Çdo njeri që vjen te Partizani ka vlerat e veta që është pjesë e grupit. Çdo mungesë është e vështirë ta kompesosh 100%. Shpeshherë me Atandën ka dalë e suksesshme. 3-4 metra nuk janë diferencë. Kur ka 1-2 ndryshime ndonjëherë nuk del ekzakt. I tillë është kampionati, futbolli, jo çdo gjë shkon vaj. Me çdo mungesë me çdo ardhje do të mundohemi të ingranohemi”

Vendimi për Kamzën?
“Është e mbaruar, e mbyllur. Qëndrimi i Kamzës do të ishte ‘fair play” për garën që të luante të jepte maksimumin. Kështu është kampionati, ndonjëehrë ndonjë rival ngec. Nuk e mendoj se na ka ndëshkuar.”

Si e shikoni formën e lojtarëve në muajin mars?
“Jemi gati për majin. Më pëlqen muaji mars, çdo njeri është gati. Jemi përgatitur, çdo gjë do të shkojë në rregull.”

Si jeni me gjunjët…
“Secili ekip ka gjunj dhe matësin e tij. Është e vërtetë që çdo ekip ka një periudhë të vështirë, por ne do e kalojmë këtë”

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb