Skënder Gega, trajneri i Partizanit tregoi këndvështrimin e tij për shortin e gjysmëfinaleve në “Final Four”, me të kuqtë që do masin forcat me Egnatian.
“Shorti? Besoj se Egnatia është skuadra më e fortë, përderisa e mbylli sezonin e para. Por nga krahu tjetër “Final – Four” është tjetër histori dhe tjetër çasje. Ka vlera të shumta dhe ne do të përgatitemi shumë mirë për të përballuar këtë sfidë.
Janë ekip kampionë, kanë ritëm të mirë, kanë potencial. Deri me datën 5 ne do të përgatitemi shumë për të bërë mirë.
Kemi patur ulje dhe ngritje dhe këto janë të pashmangshme. Ky është Partizani dhe shpresoj që të kem të gjithë lojtarët në 100% për të luajtur. Partizani është kryesorja, pasi unë dhe lojtarët e bëjmë Partizanin dhe ne jemi vetëm elementë.
Unë besoj se edhe kundërshtari e vlerëson Partizanin, por gjithsesi kjo u takon atyre”, -tha ai,
