Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ndjehet i keqardhur për eliminim nga Kupa e Shqipërisë, por gjithsesi të kuqtë vijojnë të jenë tërësisht të fokusuar në kampionat, ku synojnë të ruajnë distancën +9 me Kukësin ndjekës.


Sa ndikon eliminimi te Partizani?
Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë, e mbaruam këtu. Nuk erdhëm pa dëshirë, u përpoqëm gjatë gjithë kohës. Gjirokastra u qetësua te penalltia. Mungoi forca goditëse, edhe pse ishin shumë sulmues. Nuk janë vrastarë. Do jemi të fokusuar te kampionati. Kampionati do të jetë ndryshe nga Kupa. Në kampionat jemi të fokusuar 100%. Jo se këtu nuk jemi. Ndeshja e të shtunës do jetë ndryshe. Ekipi do jetë gati për vazhdimësinë.


Zhvendosjet e shpeshta të lojtarëve…
Trashi është më tepër mesfushor. Është përdorur si mbrojtës me tipare sulmuese. U munduam ta çonim më parë. Nuk funksionoi siç duhet. Lëvizjet e tjera, ato ishin në dispozicion. Nuk u ndërrua fizionomia. Ishte vetëm një spostim i vogël.


Katër mesfushorë u përdorën në dy pozicionet e qendrës, si mendoni ta zgjidhni në të ardhme?
Nuk mund ta shohësh të ardhmen e dikujt, në qoftë se nuk e provon. Nganjëherë e bën këtë lloj eksperimenti, bashkohet me rezultatin dhe duket si e suksesshme. Unë shikoj detajet. Lojtarët e tjerë nuk kanë agresivitetin e Telushit dhe Hila.

Si e gjykoni reagimin e Asanit pas zëvendësimit?
Unë nuk e pash sepse isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di me kë e ka pasur. Besoj se e ka pasur me veten. Është lojtarë që ka kontribute. Do fitoren, nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak lartë. Janë gjëra pa zarar. Patjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb