Partizani kaloi në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi mposhti Kastriotin me rezultatin 7-2 në të dyja sfidat. Në ndeshjen e kthimit, trajneri Gega aktivizoi të gjithë lojtarët e stolit, teksa ata nuk zhgënjyejn dhe të kuqtë siguruan një tjetër sukses 3-0.

Gjithsesi në sfidën e së shtunës ndaj të njëjtit kundërshtar, pritet një ndeshje krejt tjetër dhe trajneri i të kuqve e di mirë këtë. “Ishte një test i mirë për lojtarët sepse kemi nevojë të rritemi. Duke parë ndeshjen e vajtjes ishim pa presion dhe kishim hapësirë. Lojtarët e mirë mund të luajnë kudo, nuk i prishin ekuilibrat.” sqaroi vendosjen e ekipit Gega.

Ditën e shtunë, Partizani do të përballet po me Kastrioti, por për Superioren. “Do të bëjmë më të mirën, jemi në vend të parë dhe ne jemi Partizani. Do të kemi mbështetësit tanë. E dimë që ata po kalojnë moment të mirë dhe po përgatitemi siç duhet. Duhet të fitojmë edhe miqësoret, sepse profesionalizmi është në rradhë të parë. Kupa është objektiv, por të shtunën na pret takim i vështirë”.

Gjysmëfinalja e Kupës mund të rezervojë edhe një derbi të kryeqytetit. “Jemi gati nëse bie edhe Tirana, por duhet kaluar turi i rradhës, ndaj është më mirë të fokusohemi aty. Më pas e vendos shorti” përfundoi tekniku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb