Skënder Gega nuk ç’ekulibrohet as kur është 90 minuta pranë titullit historik me Partizanin, që mungon në palmaresin e kampionit prej 26 vitesh. Trajneri i të kuqve vijon të ruajë balancat në dekklaratat e tij dhe përgjigjet janë gjithnjë diplomatike dhe që nuk lenë vend për keqinterpretime. Ai u përgjigjet të gjithëve, Memës, Moxhit apo edhe të tjerëve që tangent mund të kenë thënë diçka gjatë këtyre ditëve, teksa deklaron se titullin kërkon ta fitojë në derbi, ndonëse nuk mohon se ka të tjerë “match points” edhe pas sfidës me Tiranën.

Nuk mund ta konsiderojmë ndeshjen e radhës…

“Është ndeshja e radhës, por është specifike, aq më tepër për pozicion që jemi ne. Ndeshjet janë drejt fundit, urojmë t’ia dalim”

Për Tiranën pikë jetike…

“Tirana i di vet punët e saj. Nuk është detyra jonë ta analizojmë Tiranën. Tifozët nuk kanë humbur shpresat dhe urojmë t’ia shpërblejmë. Ata nuk na janë ndarë edhe në momente të vështira. Nuk i dihet në 90 minta.

Keni disa mungesa në këtë takim…

“Janë 3 lojtarë që kanë kontribut të jashtëzakonshëm, edhe pjesa tjetër është munduar t’i mbush ato. Nesër është diçka tjetër. E kemi përgatitur ndeshjen siç dimë ne, pa presion, në filozofinë tonë.”

Si e parashikoni, derbi më i vështirë?

“Kemi fituar 2 herë, kemi marrë 7 pikë në 3 derbe. Asgjë tjetër nuk ndryshon vetëm se duhet të mbyllim kampionatin. Tradita është mirë të vazhdohet, nuk i kthehem mbrapsht. Tradita është mirë të vazhdohet, e rëndësishme për mua është të arrihet finalja. Nuk e kemi përmendur që jemi për kampion. Derbet ngelen në histori. E rëndësishme është që Partizani është të ngrejë trofeun, ta finalizojmë këtë.”

Do të ketë festë mbarëkombëtare?

“Ka koiciduar që derbi mund të jetë finalzimi i gjithë punës. Do të kisha dëshirë që “Guerrilasit” që ishin në Gjirokastër dhe anëembanë Shqipërisë të na ndjekin. Nësër jam i sigurt se do të ndizet stadiumi për derbi”

Është përgatitur sikur kjo është ndeshja e fundit…

“Besoj se është dallim i madh. Ne si profesionista e dimë se kampionati s’ka mbaruar, kjo frymë është edhe te ekipi. Nuk kanë ëndrra, nuk e kanë fjet mëndjen, por nesër është ndeshja e rradhës dhe ne e kemi përgatitur.”

I druheni paragjykimeve?

“Nuk i kemi ne në dorë. Vetëm Zoti nuk paragjykohët. E keni parë në Champions, në liga të rëndësihme, ka raste që një ekip që shpallet kampion, humbet me klube që nuk janë në nivele të duhura. Derbi është tjetër. Nuk ka rëndësi ça vendi është Tirana.”

Çfarë ju tremb?

“Më tremb çdo ndeshje. Duehet menaxhuar mirë. Duhet të menaxhojmë situatat. Nuk duhet firo, uroj mos të dënohemi me gjëra që janë anësore. Shpresoj të jetë derbi i mirë”

Nuk është Asani dhe Telushi, si do shkoni te goli?

“Nuk e zgjedhim ne këtë. Golat vijnë gjatë ndeshjes, shpresoj që të gjithë të bëjnë kontributin. Alban Hoxha mund të shënojë nesër. Shpresoj të marr penallit, të dal në korne., e rëndësishte ështa ta përfundojmë. Ditën e parë që kam ardhur këtu nuk kemi premtuar kampionatin, por ekip me mentalitet fitues. Jam krenar për të gjithë.

Presioni i Tiranës?

“Presioni është i Tiranës dhe nuk mund të them. Uroj që presioni te ne të jetë sa më i vogël dhe të marrim maksimumin”

Në një prononcim, ish-drejtori Moxhi ka deklaruar se ky Partizan është i njëjti ekip që ndërtoi ai?

“Shpresoj ta finalizojmë këtë dhe të takohemi të bëjmë një konferencë shumë të gjatë. Jemi modestë dhe të japim një “Fair play” për të gjithë ishat. Çdo njeri që pretendon ose e ndjen se ka një kontribut është e drejta e tyre. Gaz Demi është një njeri me zemër të madhe dhe nëse vjen momenti i festës do të jetë një tortë e madhe dhe të gjithë do të marrin atë që i takon.

Mema ka deklaruar se nuk do të jetë në festë…

“Nuk i mbyllim derën njeriut. NËse do të vij momenti të festojmë mirëse të vijnë të gjithë. Është herët”

Si e përjetuat ndeshjen si i pezulluar?

“Kam qenë në pankinë, por në stërvitje jo. Kam qenë 90 minuta në kontakt. Është një ekip që është ndërtuar përgjatë vitit dhe nuk ka sekrete edhe sikur mos të jem fare në stadium. Është tjetër gjë ta shikon nga tribuna. E dija ça do të jepnin në fushë që kur ra bilbili. Çdo gjë kompesohet.

Duket se në verë mund të humbisnin Belicën?

E kam lexuar për Egzonin, të gjithë kanë marrëveshje me klubin. Mbas këtij kampionati të gjithë do të ulen të bisedojnë. Të jem i sinqetrtë nuk kam asnjë emër. Nuk kam propozuar asnjë emër për Demin apo Ramën. Emra do të dalin. Është diçka normale, do ta mbyllim këtë sezon pastaj do të diskutojmë.”

Do të firmosnit për një pikë dhe të shpalleshit kampion?

“Nuk firmos për derbin. 1 pikë ose 3 do më kënaqshme, megjithatë do të më kënaqtë më shumë loja, ajo çfarë prodhojmë.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb