Në intervistën pas fitores me Kamzën, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, thotë se kundërshtari ua bëri shumë të vështirë. Tropojani thekson se sot Partizani luajti me fragmente, por shton se kjo nuk do të jetë loja që ai pretendon për ekipin.

Partizani ndryshoi në pjesën e dytë…

Kamza është për t’u lavdëruar, për grintën e tyre. Na vuri në vështirësi pjesën e parë. Edhe fusha ishte faktor sot. Duke parë edhe kundërshtarin, ndryshuam edhe në vendosje. Nuk jam i kënaqur në 90 minuta, por kemi shumë për të rregulluar.

Kur do jetë më i lirshëm Partizani në sulm…

E vërtetë, Hebaj sot nuk ishte fare në lojë. Nuk e di çfarë pati, pasi në stërvitje ka qenë shumë mirë. Fizikisht ka qenë shumë mirë. I duhet pak kohë, pasi në një klub të ri, është pak e vështirë. Ekipi shpërdoroi disa raste në pjesën e dytë, por deri fund ishim nën presion.

Jeni i bindur se Partizani në 30 minutat e fundit, do jetë Partizani i ardhshëm…

Edhe Progni edhe Hasani, nuk dhanë diçka në ndeshjen me Korçën, prandaj i lashë edhe në stol. Por, jam i kënaqur që tani që patën mundësi, e ndihmuan ekipin. Duhet të jemi në lojë për 90 minuta, dhe jo vetëm me fragmente.

Ku e shihni Partizanin këtë sezon, për titull, Kupat e Europës apo për t’i shpëtuar kategorisë?

Tre klasifikime që unë nuk do doja t’i mendoja. Unë si trajner kam pretendimet e mia. Edhe sot u rrezikuam, në Korçë u ndëshkuam në minutën e 91-të. Mendoj se diferencat janë të vogla mes ekipeve. Kamza na vuri në vështirësi, ashtu si Tiranën. Me Kastriotin, dhe më mbas, do e kemi më të qartë se te cili grup do jetë Partizani. Por, ne i kemi bagazhin për të qenë për titull. Partizani nuk është mësuar të luajë në qetësi. Duhet të mbijetojmë që të jemi një grup i frikshëm për të gjithë, edhe me rikthimin e Guerrils.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb