Me titullin kampion në dorë, por me matematikën që ende nuk e lejon të festojë, Partizani kërkon të kalojë sa më shpejt edhe këtë pengesë për të zyrtarizuar trofeun që I mungon për më shumë se çerekshekulli. Pas një jave pushim, ku mori tri pikët në tavolinë dhe nga televizori shijoi humbjen e rivalëve direktë, Skënder Gega dhe të besuarit e tij kthehen në fushën e lojës për transfertën kundër Kastriotit.

Gega Partizani Turqi
Gega Partizani Turqi

“Nuk besoj se ka ndeshje të lehta. Jemi përgatitur edhe për fushën. As unë s’kam qenë i kënaqur. Janë ca gjëra s’mund ti rregullojmë tani. Do të doja që edhe Kruja të kishte fushë më të mirë. Jemi besimplotë, e kemi potencialin”, ka thënë Gega në konferencën zyrtare për mediat. Trajneri i Partizani i është përgjigjur sërish aludimeve për aleanca në këtë fazë të sezonit, të ngritura kryesisht nga Tirana. “Kam çuar një mesazh “Fair Play”. Kundërshtarët shekullorë i duam në ligë. Nuk varet nga ne. Është puna e tyre, janë dobësitë e tyre. Jam trajner i Partizanit dhe do të ngelem i Partizanit edhe jashtë fushit. Tirana i jep bukuri, edhe Dinamo, edhe Shkodra. Do të doja të ishin gjithmonë në ligë. Mendoj që derbi i fundit është interesant. Do mundohemi për maksimumin. Në konferencë për shtyp nuk bëjmë muhabet tavolinash. Është përceptimi i tij. Është e drejta e tij si t’i shpërndajë gjërat që i ndodhin në punë. Në Gjirokastër nuk është ekipi i parë dhe i fundit që kemi humbur. Nuk kam asnjë lloj komenti”, ka vijuar Gega.

Partizani 10
Partizani 10

Duke iu kthyer çështjes titull, tekniku i skuadrës së kuqe vazhdon të presë matematikën, pavarësisht se rivalët direktë tashmë janë dorëzuar. “Ndoshta i shikojnë gjërat më me diplomaci. Kemi edhe 7 javë, shpresoj të jemi këtu përballë një fakti. Deri në momentin e fundit nuk do të them se jemi kampion. Tani kemi Krujën”, ishin fjalët e Skënder Gegës. Pushimi i ka bërë mirë kryesuesëve të Superligës, që kanë rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm, teksa edhe Bruno Telushi është kthyer në skuadër pas operacionit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb