Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër në deklaratat e tij kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.


I ftuar në një intervistë në emisionin “Open”, Thaçi e quajti Berishën “argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash”, ndërsa e akuzoi atë se “përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvëllimore të Shqipërisë”.


“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë.


Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi. Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, tha Thaçi.

Etiketa: