Gëlltitja e trupave të huaj është një fenomen aksidental që ndeshet jo rrallë herë tek fëmijët, të cilët, në pavetëdije, gjatë lojës përcjellin në organizëm sende të ndryshme duke shkaktuar jo pak trauma tek familjarët. Por kur dëgjon se edhe të rriturit mund të bihen pre e këtyre incidenteve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin, nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj shkaqeve apo shkaktarit.

Rasti në fjalë u zbulua gjatë një urgjence mjekësore në spitalin Hygeia , ku një 26 vjeçar, me inicialet B.H. u paraqit për ndihmë. Sipas 26 vjeçarit, çdo gjë kishte ndodhur tek stomatologu, kur  gjatë një proçedure gëlltiti pa dashje një instrument edodontik duke rrezikur seriozisht shëndetin e tij, kjo për faktin se ishte drejtuar edhe në struktura të tjera spitalore por askush nuk e kishte marrë përsipër duke rritur kështu ankthin dhe shqetësimin e tij. Sipas pacientit bëhej fjalë për instrumentin “Bruzhdiker”, i cili përdoret për pastrimin e kanalit të nervit të dhëmbit, të cilin ai e kishte gëlltitur gjatë proçedurës që po aplikohej nga dentisti i tij.

Mjeku që e mori në dorëzim rastin, gastroenterologu Plarent Kapo konstatoi se pacienti kishte nevojë të ndërhyhej në mënyrë urgjente kjo për faktin se, sipas Dr. Kapos, instrumenti i gëlltitur nga pacienti kishte kaluar deri në zorrën e hollë dhe ishte ngulur në paretin (murin) e saj në një pozicion që  kërkonte një asistencë të specializuar me aparatura dhe pajisje speciale.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të mjekëve gastroenterologë, ndërhyrje e cila u realizua nëpërmjet endoskopit dhe aparaturave bashkëkohore që Departamenti i Gastroenterologjisë në këtë spital disponon, pacientit i’u hoq instrumenti, dhe nuk pati asnjë lloj komplikacioni mjekësor, gjë që në raste të ngjashme mund të shoqërohet me komplikacione të tipit; perforacion (çarje) të zorrës apo stomakut, dhe kjo nuk është hera e parë që mjekët këtij departamenti hasen me fenomene të tilla dhe arrin të realizojnë me sukses të tilla proçedura dhe jo vetëm.

Foto ilustrim të proçedurave të kryera për heqjen e trupave të huaj në rrugë endoskopike në Spitalin Hygeia:

Nderhyrja

Rëndësia e ekzaminimit dhe ndërhyrjes në kohë

 

Mjekët bëjnë apel se vendosja e shpejtë e diagnozës, pra ekzaminimi në kohë, është me rëndësi jetike për parandalimin e komplikacioneve të mundshme mjekësore dhe shërimin e suksesshëm të pacientit.

Pra Për këtë është e rëndësishme kryerja e ekzaminimit të saktë dhe të kujdesshëm nga ana e mjekut, në mënyrë që të përcaktohet qartë vendndodhja e trupit të huaj për të proceduar më pas me heqjen e tij. Ndërhyrja në kohë nga ana e mjekut për heqjen e trupit të huaj është vendimtare nëse i referohemi komplikacioneve që mund të shoqërojë kjo prezencë e trupave të huaj në organizëm, të tilla si :

  • Ҫarje e zorrës
  • Ngatërrim i zorrëve (Ileus)
  • Bllokim i frymëmarrjes…etj.

Pra, në të tilla raste, pacienti duhet të drejtohet menjëherë për ndihmë të specializuar te mjeku gastroenterolog, por akoma më e rëndësishme është që këtë asistencë mjekësore ta kërkojë pranë  strukturave të mirëfillta spitalore, sepse siç e përmendëm edhe më lart, në të tilla raste është e nevojshme të disponohen aparatura dhe pajisje specifike si dhe mjekë të specializuar dhe me përvojë, që bëjnë të mundur ndërhyrjen në kohë dhe me sukses.

Dr.Plarent Kapo

Mjek Gastroenterolog

Spitali Hygeia Tiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb