TIRANE

Edhe pse për muaj më radhë është folur për një lidhje dashurie midis Genc Prelvukaj dhe Eni KoçiT, vëtëm në muajin dhjetor çifti konfirmoi çdo gjë.

Por ata kanë hedhur një hap më teJ duke u fejuar zyrtarisht. Lajmin e ka dhënë vetë Genc Genc Prelvukaj me një postim në Instagram. Me një dekor shumë romantik, këngëtari është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres së tij.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit. Më pas të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa ‘emoji’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb