Me Ema Andrean Ishim ulur per kafe e po perplasnim fjalet me njera tjetren per tmerrin qe degjojme cdo dite, ate te dhunes e genocidin modern te shoqerise sone,vrasjen e grave dhe vajzave. Asnje nga aftesite tona te arsyeshme per t’i vene pike bisedes se pse jemi kaq te pazote per te ndalur GENOCIDIN- FEMICID ndaj grave, nuk na hyne ne pune. As shperfytyrimi i muskujve ne temtha dhe ne skalp, kur me zemerim sillnim ne mend historite e koheve te fundit.
Por rastisem qe “u perplasem”ne nje ide. Per te rrefyer publikisht histori dhune e vrasje ndaj grave e vajzave. Ema e kishte vendosur ta niste me krimet e komunizmit.
Mua mu duk nje ide brillante.
Mosdenimi kurre sic e meritonin i tmerrit te vuajtjeve te vrasjeve, burgosjeve e internimeve te komunizmit, eshte neuroza jone kolektive.

Harresa, frika ndaj kerkimit te se vertetes, genjeshtra qe akoma evokojne ate sistem genocidi ndaj shqiptareve, jane ganxha gllaberuese te tmerrit qe edhe sot kjo shoqeri ka nga liria dhe njerezit qe duan te jene te lire te vendosin vete per fatet e tyre.

Nuk kam fjale per te gjykuar edhe me, paaftesine tone te spikatur si shoqeri per te menaxhuar konfliktet, per te pranuar humbjen, refuzimin. Nuk kam fjale te reja per te rithene se sa e pamundur do te jete lufta kunder FEMICID ne rast se nuk konsiderohet prioritet kombetar!

Ema e nisi me genocidin komunist…
Une u bera pjese me kenaqesi e kesaj levizje Memo…duke sjelle shkurt nje copez tmerri nga GENOCIDI komunist…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: