TIRANE

Në pjesën e fundit të programit “A Show” në News 24 me Adi Krastën aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana akuzoi kryeministrin Rama për akte të papërgjegjshme, siç e quajti delegimin e postit të ministrit të Jashtëm tek Gent Cakaj. Sipas Arbanës, Rama nuk është i çendur por totalisht i sëmurë psikik që ndërmerr këto veprime.

Sevim Arbana: Ai 20 vjeç ishte i çmendur, tani është 55 vjeç ka dalë nga çmenduria fare, është i sëmurë psikik totalisht që bën akte të tilla, kaq të traumatizuara që merr një djalë…Sa e njeh politikën shqiptare ky djalë, pa dashur fare të hy nëse është kosovar apo jo, për mua nuk ka rëndësi fare, madje shumë mirë që është kosovar se ne jemi një racë, pavarësisht se kemi qenë të ndarë. Nuk e kam fare me djalin, ka një portret shumë simpatik mund të jetë edhe i pafajshëm, mund të jetë edhe shumë i zoti, por sa mund të përballet me kopenë e ujqërve.

Adi Krasta: Nëse është i pafajshëm në një kope ujqërish është skenari më i keq.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb