TIRANE

Kanë qenë të shumtë këngëtarët shqiptarë që kanë realizuar bashkëpunime me kolegë edhe jashtë kufijve. Edhe Genta Ismajli do i shtohet shumë shpejt kësaj liste, pasi ‘Prive’ ka zbuluar që këngëtarja e dashur shqiptare do publikojë shumë shpejt një bashkëpunim me reperin e njohur turk, Cezar.

Këngtëarja bukuroshe do të këndojë pak turqisht dhe pjesën tjetër në shqip. Prodhimi do jetë nga producentë të huaj dhe kënga pritet të dalë muajin e ardhshëm. Reperi në fjalë është i njohur në Turqi për shumë hite të cilat kanë thyer rekorde dëgjimesh si “Benim”, “Holocaust”, “Teori” etj.

Kujtojmë që pak muaj më parë këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por duket se në sezonin veror ajo ka rezervuar një tjetër surprizë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb