Pak vite më parë pushtoi mediat lajmi se Genta Ismajli ka bërë operacion gjoksin, lajm i cili i la të çuditur të gjithë pasi këngëtarja shquhej për format trupore dhe një ndërhyrje e tillë nuk dukej e nevojshme.

Por në fakt bëhej fjalë për zvogëlim të gjoksit, operacion i cili kohët e fundit po përhapet shumë pasi edhe Çiljeta e bëri një ndërhyrje të tillë dhe më pas edhe Fjolla Morina deklaroi se kishte ndërmend ta zvogëlonte gjoksin.

Genta ka qenë e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku është pyetur mbi arsyen që e çoi të merrte këtë vendim për të zvogëluar gjoksin, Genta i shkriu të gjithë duke qeshur me përgjigjen.

“E kam zvogëluar se më ka penguar. Më kishte marrë malli ta shihja barkun tim”, u shpreh Genta duke qeshur.
genta-3-768x768

gentaa-1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: