ISTOG – Genta Ismajli di të jetë atraktive në skenë. Por atraktiviteti i saj i ka kaluar limitet në një koncert në Istog. Në ditëlindjen e një fansi të saj, Genta e ka shpërblyer atë me një zhytje në ujë. Genta e mashtroi fansin duke vallëzuar fillimisht me të, gjersa papritmas ia dha goditjen që e çoi në pishinë. Pasi ai ra në ujë, këngëtarja vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë, derisa brohoritjet nuk ndaleshin.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: