TIRANE – Edhe pse është një nga këngëtaret më joshëse të skenës shqiptare, çuditërisht ka ende statusin “single”. Po flasim për Genta Ismajlin, e cila ka thënë për mediat kosovare se nga fansat e saj merr propozime të çuditshme, veçanërisht nga meshkujt.

Këngëtarja ka treguar se një nga fansat e saj i ka thënë se, “Do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen”. Edhe pse për shumëkënd kjo deklaratë do ishte shqetësuese, Genta Ismajli e ka marrë me sportivitet, teksa sqaron më tej edhe arsyen pse vazhdon të jetë ende single.

“Shumë djem kanë guxim të më afrohen, por problemi është që ata djem që më pëlqejnë nuk e kanë guximin, pasi janë me komplekse e kushedi ç’mendojnë”, ka thënë këngëtarja.

Megjithatë, pavarësisht një zhgënjimi në dashuri, këngëtarja nuk i ka humbur shpresat se së shpejti do të gjejë personin e duhur. “Sapo ta gjej, do të martohem dhe do lind fëmijë, shumë fëmijë”, ka thënë ajo.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: