Këngëtarja e famshme Genta Ismaili, për herë të parë pasi u bë nënë, ka publikuar foton shumëpritur me binjakët e saj.
Ismaili ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një pamje teksa mban në krah dy fëmijët e saj, ndërsa shkruan: “janë “më të përsosur nga sa mund ta imagjinonim”.
Këngëtarja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë më 21 Janar pasi e kishte mbajtur lajmin të fshehtë.