Këngëtarja simpatike Genta Ismajli, ka publikuar këngën e saj më të re, që titullohet “Maje”, këngë kjo që u lançua në edicionin e 16-të, të “Këngës Magjike”.

‘Maje’ është pritur shumë mirë nga fansat e saj të shumtë dhe vetëm pas dy ditëve të publikimit ka shkuar në 100 mijë klikime në kanalin ‘Youtube’. Por, gëzimi i Gentës nuk zgjati shumë, pasi kënga e saj është bllokuar nga disa persona të “pandërgjegjshëm”, ashtu siç i quan edhe vete këngëtarja.

Genta përmes një postimi në ‘Facebook’ u ka premtuar fansave të saj se kjo këngë do rikthehet shumë shpejt në këtë kanal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: