Aktori Genti Kame pjesë e listës së lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka treguar arsyet pse iu bashkua kësaj partie. Kame tha se nuk është i sprovuar në politikë por ajo që e tërhoqi ishte kandidimi në lista të hapura, ku secili të performojë.

Si kandidat i koalicionit “Nisma Thurje-Shqipëria Bëhet” në qarkun e Gjirokastrës tha se ka takuar në zonën e Përmetit, Këlcyrës, njerëz të dëshpëruar sa nganjëherë nuk i ka kryer takimet e planifikuara.

Kame tha se koalicioni ka programin e tij elektoral, ku në fokus është arsimimi, frenimi i të rinjve për t’u larguar nga vendi.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb