Aktori i njohur, George Clooney ka vendosur t’i bëjë një surprizë një fanses së tij 87 vjeçare.

E moshuara kishte një ëndërr në sirtar: Të takonte aktorin e famshëm.

Ylli i Hollivudit është shfaqur papritur në shtëpinë e të moshuarve “Sunrise of Sonning” për të befasuar Pat Adams.

Stafi i kishte shkruar Clooney-t, i cili jeton aty pranë, t’ia realizojë ëndrrën të moshuarës.

“Ky ishte një gjest i madh nga një njeri i mrekullueshëm,” ka thënë zëdhënësi i “Sunrise”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb