Hollywoodiani i suksesshëm George Clooney, ka ndërmend që të tërhiqet nga aktrimi dhe kjo sepse është tepër i vjetër për të dal përpara kamerës si një aktor.

54-vjeçari shprehet në një intervistë për BBC, se ndjen që fansat e tij nuk dëshirojnë ta shohin më në ekran, kaq sa është plakur. Sidoqoftë, kjo ide nuk e ka shtyrë Clooney, që të qëndrojë pasiv deri në fund të jetës, ai ka disa plane të tjera në mendje.

‘Mendoj se askush nuk deshiron të më shoh më mua në këtë moshë.’, thotë George Clooney për BBC

‘Kamera është dicka që nuk të fal e për më tepër kur bëhet fjalë për moshën, kështu që jam përpjekur të bëj sa më pak dalje në publik. Gjithashtu u përpiqem që të zgjedh disa filma që janë të përshtatshme për kohën e për më tepër për moshën që kam.’

Duke dashur që kjo bisedë të mos përmbajë dramaticizëm, Glooney shton me shaka se pjesa e moshës është dicka edhe më e tmerrshme për aktoret femra.

Sidoqoftë tani fokusi kryesor i tij është regjizura, 54-vjecari thotë se e gjen plotësisht veten në këte punë.

‘Regjizura është dashuria ime e madhe, dhe me të vërtetë që e shijoj shumë atë punë. Kam qenë pjesë e filmave të suksesshem dhe jo të suksesshëm, pra dua të them se kjo është pjesë e eksperiencës që ja vlen ta provoj”, përfundon ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: