Në Francë është publikuar një autobiografi e paautorizuar e aktorit George Clooney, në të cilën zbulohen ambiciet e tij për tu bërë president i Amerikës.

Sipas kësaj autobiografie, aktori synon të ndërtojë CV-në perfekte për tu bërë president dhe në këtë kontekst ka sajuar edhe ‘martesën perfekte’ me Amal Alamuddin, duke fshehur homoseksualitetin e tij.

Autobiografia me titull “George Clooney, një ambicie sekrete”, zbulon se aktori ka patur lidhje me parukierin e tij Waldo Sanchez.

Thuhet se aktori George Clooney do të nisë në vitin 2018 përpjekjet për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Libri është përgatitur nga gazetaret Maëlle Brun e Amelle Zaïd. Ato citojnë burime dhe ilustrime mbi pretendimet e tyre, por theksojnë se këto janë vetëm indicie pa prova të sakta.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: