George Clooney dhe Amal Alamudin kanë marrë pjesë në edicionin e 46 të çmimeve të “American Film Institute”, ku janë shfaqur më të dashuruar se kurrë.
“Nuk mendoja se do të merrja kaq shumë në jetë, – tha aktori 57-vjeçar, gjatë ceremonisë ku iu dorëzua një çmim karriere. Kisha bindjen që po të ecja në profesion nuk do ta gjeja dot dashurinë e vërtetë”. “Pastaj takova Amalin”, shtoi ai.

Edhe avokatja e njohur e të drejtave të njeriut kishte vetëm lëvdata për të shoqin.

“E takova Georgen kur isha 35 vjeç dhe kisha nisur të mësohesha me idenë se mund të mbetesha beqare për tërë jetën, – u shpreh ajo. Sot unë them se nuk do të kisha dashur të isha me asnjëri tjetër”.

Komentet dhe gjenstet e të dyve tërhoqën vëmendjen e medieve rozë, për faktin se çifti Clooney rrallëherë e ka shfaqur në publik afeksionin e tyre dhe kanë qenë mjaft të rezervuar për jetën e tyre private.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088594_16_image

C_2_fotogallery_3088594_0_image

C_2_fotogallery_3088594_1_image

C_2_fotogallery_3088594_2_image

C_2_fotogallery_3088594_3_image

C_2_fotogallery_3088594_4_image

C_2_fotogallery_3088594_5_image

C_2_fotogallery_3088594_8_image

C_2_fotogallery_3088594_7_image

C_2_fotogallery_3088594_6_image

C_2_fotogallery_3088594_9_image

C_2_fotogallery_3088594_10_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: