Dita e punës ka përfunduar në ‘polici’ për dy paparacë, që ishin vendosur pranë restorantit ‘Navedano’ në Como, për të fotografuar George Clooney, i cili po darkonte aty.

Për ta fotografuar patjetër aktorin, fotografët ishin futur në çdo cep të hotelit, duke ngjallur panik dhe frikë për banorët e vilave përreth.

Vendi ku ndodhet hoteli është një lagje shumë e qetë dhe zhurmat e tyre duket se kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve.

Të hënën në mbrëmje policia është njoftuar, për shkak të një makine të dyshimtë në rrugë dhe zhurmave që vinin nga shkurret.

Kur dy policë të Comos kanë ndërhyrë, kanë gjetur mes pemëve dhe shkurreve, paparacët, që kanë pranuar që kanë makinën e ‘dyshuar’ në rrugë dhe kanë ecur me shpejtësi në ndjekje të aktorit amerikan.

Ndërhyrja e policisë është zgjidhur me identifikimin e thjeshtë të paparacëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: