I pari që e përmendi ishte presidenti Ilir Meta. Presidenti në konferencën e tij kishte një mesazh dhe për multimiliarderin George Soros i cili, siç ai la të kuptohej, qëndronte pas “një kurthi dhe komploti të kurdisur prej kohësh të ushqyer me çdo kusht dhe çdo çmim përplasjen civile në 30 Qershor”.

Më pas këtë të enjte, ish kryeministri Sali Berisha e akuzoi Soros drejtpërdrejt për reformën në drejtësi.  Por analistët në studion e emisionit Opinion, ishin të ndarë rreth ndikimit të multimiliarderit George Soros në Shqipëri.

Tomor Alizoti: Akseset me ndërkombëtarët Rama i ka nga Sorosi. Kush ka lexuar pak e kupton që reforma në drejtësi ka dhe pak nga Sorosi.

Mustafa Nano: Duke folur për Soros, Metës i bëri jehonë FOX neës. Është televizion anti-sorosian. Edi Rama është i lidhur me Soros, ka ardhur Soros këtu… Ka dhe një lloj simpatie për Edi Ramën, dhe simpatia është shtrirë dhe në shumë burime të tjera për Edi Ramën.

Armand Shkullaku: Mbështetja që Sosors i ka dhënë Ramës ka qenë që herët, që në kohën kur ka qenë në Bashki. Ka ardhur këtu, kanë bërë dhe konferencë. Ta thjeshtëzosh që do të kap drejtësinë, këtë jo. Nuk ka ndonjë komplot këtu nga Soros.

Mentor Kikia: Sorosi është filozofi, është fe politike. Prezenca e tij kudo në botë është shumë me ndikim, sorosizmi u tentua të kopjohej nga Gylen. Erdogan e shpalli si filozofi terroriste. A është filozofia e Soros në kundërshtim me interesin e Shqipërisë, unë them jo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb