Georgina Rodriguez, i ka bërë të gjithë për vete në tapetin e kuq të Cannes. E fejuara e Cristiano Ronaldos është prezantuar ne festivalin e kinemasë duke treguar format e saj të bukura, me një fustan të zi, që të merrte mendtë.
Pak ditë pas festës së Juves, e dashuri e CR7 i vjedh skenën futbollistit dhe tregon të gjitha armët e saj joshëse. Tani çifti më hot është ai i ish shitëses dhe futbollistit Ronaldo.
Prezenca e saj i ka bërë të gjithë të flasin. Në premierën e ‘Once Upon a Time in Hollywood’, ajo ka marrë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve me sexappeal e saj.