BRITANI E MADHE

Georgina Rodriguez prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave dhe shkak për këtë është lidhja me futbollistin, Christiano Ronaldo. Ajo është mjat e njohur në rrjetet sociale, po bën karrirë në fushën e modës dhe ka kontrata pune me marka të famshme. Jeta e Georgina duket si një përrallë, por nuk është çdo gjë shesh me lule.

Të jesh partnere e Ronaldos nuk është e lehtë, tregon Georgina së cilës fama i është rritur që pas lidhjes me futbollistin.

Në një intervistë për “The Sun”, Georgina tha se edhe pse nuk është e lehtë të jetë partnerja e një personi të famshëm, ajo nuk do të ndryshonte asnjëherë të dashurin e saj për të tjerët. “Të jesh partnerja e një personi të famshëm nuk është e lehtë, por këtë fakt nuk do ta ndryshoja për botën”, tha Georgina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb