Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë sërish në qendër të vëmendjes. Javët e fundit ka pasur edhe një herë spekulime për një krizë të mundshme në çift, diçka që filloi të diskutohej pas nënshkrimit të portugezit nga Al-Nassr.
Këto ditë ka qenë shtypi portugez ai që është rikthyer për të folur për marrëdhënien e çiftit tejet mediatik. Por ka akoma më shumë. Dhe pikërisht në orët e fundit është përfolur edhe dëshmia e një gjoja pjesëtari të ekuipazhit të avionit privat të çiftit.
Konkretisht, ky person siguron se çifti ka pasur një diskutim shumë të ashpër në një udhëtim drejt New York-ut, rreth një muaj më parë. Para gjithë këtyre polemikave, ka reaguar Georgina.
Ajo e ka bërë përmes Instagramit, ku ka afro 50 milionë ndjekës. “Ziliqari shpik thashethemet. Pastaj i përhap thashethemet. Dhe idioti i beson” – shkruan partnerja e Ronaldos, duke përgënjeshtruar kështu një krizë të mundshme në çift.
(BalkanWeb)