TIRANE

Geraldina e vogël sot feston ditëlindjen e saj të katërt dhe e gjithë familja e Elias është kujdesur për të qenë bashkë me të në këtë ditë të veçantë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, së bashku me një kolazh fotosh familjare, aktorja e ka uruar të bijën me një mesazh emocionues.

Elia shkruan se i është falënderuese Zotit çdo ditë për bekimin që me një buzëqeshje ia përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes.

“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falënderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes… Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldinë”,- shkruan Elia Zaharia në llogarinë e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb