Gerard Pique tani po jeton lirshëm dashurinë e tij me Clara Kia. Ish-futbollisti i Barcelonës u nda nga Shakira, por publiku i këngëtares nuk e la të shijonte momentet me të dashurën e tij të re.
Në veçanti, Gerard Pique mori shumë mesazhe negative, për shkak të tradhtisë së tij në kurriz të këngëtares kolumbiane, ku Clara Kia ishte pjesë e skandalit, gjë që e bëri atë veçanërisht të “mospëlqyer” në media.
Mirëpo gjërat janë qetësuar dhe tashmë çifti mund të shijojë dashurinë e tyre. Gerard Pique në një bisedë në transmetim me gazetarin spanjoll, Ibay Lanos, iu referua marrëdhënies së tij me Clara Kia dhe deklaroi se ai ishte “kukulla” e saj.
“E pranoj, unë jam një kukull. E vërteta është që unë shkoj në pazar me të dashurën time dhe ajo mi zgjedh mua rrobat”, tha futbollisti.
Ai gjithashtu nuk hezitoi t’i referohej Shakirës, duke thënë se ajo ishte personi më i famshëm në botë që kishte në mjedisin e tij. “Do të thosha se Shakira ishte ndoshta partneri im dhe kontakti më i famshëm që kisha”, duke veçuar Cristiano Ronaldon.
Intervista e tij vjen pak ditë pas daljes së parë të përbashkët publike të Pique me Clara Kia në rrugët e Barcelonës.
Dyshja u pa duke ecur dorë për dore, ndërsa një paparac i ndoqi për të bërë disa pyetje. Në fakt, një gazetar dëgjohet duke pyetur Piquen për sulmet e ankthit që thuhet se ka pasur Clara dhe ajo u dërgua në spital. “Një sulm ankthi? Po pyesni për një sulm ankthi? Kjo është e ndërlikuar. Ju lutem, me të vërtetë”, i tha Gerard Pique gazetarit të Europa Press duke qeshur.
Më pas ai mohoi se e dashura e tij kishte ditëlindjen më 7 shkurt . “Cfare po thua. Nesër është 7 shkurt, por e keni gabim. Bëre mirë që pyete ”, tha ai.
Teksa futbollisti po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, partnerja e tij 23-vjeçare po mundohej të fshihte fytyrën nga kamerat.