Edhe sot në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci.
Mediu pas daljes nga GJKKO, teksa ka folur për mediat . Mediu tha se ekspertët po sillen si prokurorë e gjyqtarë, duke pretenduar se përfundimet e ekspertëve kanë të meta. Sipas tij, po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.
Fatmir Mediu: Ajo që thonë ekspertët nuk ka logjikë ekonomike. Municionet për demontim kishin nevojë për kosto. Nga MSA kishim detyrim që të mbaronim demontimin deri më 2006. Situata e demontimit është cilësuar me risk të lartë.
Ekspertët sillen si prokurorë e gjyqtarë. Po bëhen manipulime të qëllimshme. Po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore.
(Balkanweb)