GJERMANI – Britmat dhe lotët e dhimbjes kanë mbushur aeroportin e Dusseldorfit në Gjermani, kur prindërit që prisnin të takonin fëmijët e tyre, mësuan se ata kishin vdekur nga rrëzimi i avionit, një fakt i tmerrshëm që ata nuk mund ta besonin.

Një punonjës i aeroportit tregoi: “Ata u shembën në tokë dhe ulërimat e grave jehuan në sallën VIP ku ata ishin vendosur. Të copëtohej zemra kur shihje sesa u binin numrave të celularëve të fëmijëve të tyre duke tentuar me çdo kusht t’u dëgjonin zërin dhe më pas i përplasën ato në tokë kur panë se nuk kishte përgjigje.”

0,,18342306_403,00

Gjashtëmbëdhjetë qirinj u ndezën në shkollën Josef-Koenig-Gramma në Haltern-am-See pranë Duseldorfit për 16 fëmijët e vdekur.

Drejtori i shkollës Ulrich Wessel tha: “Kurrë nuk e kemi përjetuar një ditë të zezë si kjo, të tillë errësirë”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb