LUSHNJE- I zbuluar disa dekada më parë, një qytet antik në kodrinën e fshatit Babunjë të Lushnjës, është duke u eksploruar vitet e fundit. Fondi i Institutit Arkeologjik shqiptar e ka përfshirë këtë vendndodhje që prej viteve ’80.

Një ekspeditë e formuar me arkeologë shqiptarë, në bashkëpunim me studentë dhe arkeologë nga Universiteti i Berlinit, kanë nxjerrë në dritë fakte të reja për këtë vendbanim.

Arkeologu Eduard Shehi tregon se gjatë gërmimeve është zbuluar muri i fortifikimit, i cili është pothuaj deri në tre metër thellësi, i krijuar me gurë të përmasave të mëdha, si dhe pjesë të një banese në majën e kodrinës.

Ky është vetëm hapi i parë i zbulimit të këtij qyteti, i cili mendohet të jetë braktisur befasisht nga banorët. Megjithatë ekziston edhe teza, sipas provave historike, për shfarosje së popullsisë së zonës pas luftërave iliro-romake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb