TEPELENE– Ka shkuar në 14 numri i skeleteve të gjetura gjatë gërmimeve në Dragot të Tepelenës. 11 prej tyre janë identifikuar si ushtarë grekë, ndërkohë që emërtimi Greco ka qenë tek të gjithë skeletet e gjetura.

Mendohet se është vendosur nga italianët që kanë bërë dhe groposjen e trupave si një shenjë identifikimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

varre3

“BalkanWeb” ka siguruar  më herët foto të cilat i përkasin një ushtari grek të vrarë gjatë luftës italo-greke. Mësohet se në ditën e parë të gërmimeve janë gjetur 5 skelete.

Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke.

Nisja e gërmimeve për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë ka sjellë reagime të shumta, kryesisht nga partia PDIU.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: