TIRANE– Pas gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në krye të detyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore në Dragot të Tepelenës, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të rrallë që i përket vitit 1985. Sipas tij ky nuk është gërmimi i parë, por i dytë, pasi gërmimi i parë është bërë 33 vite më parë. Në atë kohë ai thotë se u hapën 220 gropa dhe nuk u gjetën eshtra.
Statusi i plotë:

Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018
Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).
26907126_1558588324188997_3966194867828283441_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb