GREQI– Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas nisjes së gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës së Dytë Botërore në Dragot të Tepelenës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, Ministria e jashtme greke e konsideron si një moment historik nisjen e gërmimeve si dhe shpërnguljen e parë të eshtrave të dy ushtarëve grekë.

“Një moment historik, shpërngulja e parë e eshtrave të dy ushtarëve grekë po ndodh tani. Puna filloi sot, në prani të ekspertëve greko-shqiptar, në një atmosferë emocionuese”-thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Kujtojmë se në ditën e parë të gërmimeve janë gjetur 5 skelete të ushtarëve grekë. Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb