Aventurës së Steven Gerrard te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite po i vjen fundi. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri do të largohet nga skuadra.

Në bazë të asaj që shkruan Foot Mercato, zgjedhja ka të bëjë me çështje personale. Gerrard qëndroi te ky ekip për 55 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.33 pikë për çdo takim. Al-Ettifaq renditet në vendin e 12-të me vetëm 19 pikë të grumbulluara.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb