Reperi Getoar Selimi është pikëlluar nga vdekja tragjike e Jetnis Dollapit. Lideri i Babastars shprehet se Dollapi ishte një prej shokëve të tij të mirë në Shqipëri
Jetnis Dollapi pësoi një aksident ditën e mbrëmshme dhe vdiq në mënyrë tragjike. Kjo e ka trishtuar edhe Getoar Selimin, i cili ka publikuar në Instagram një foto me djaloshin e ndjerë.
“I lehtë të qoftë dheu, e u prefsh në paqe vëlla”, u shpreh Geasy në postimin e tij në Instagram.
Nje dite me pare i trishtuar u shoreh dhe reperi Stresi, nje prej miqve me te mire te Jetnisit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: