TIRANE – Reperi i njohur Kosovar, Getoar Selimi, për herë të parë ka bërë një deklaratë publike dashurie për partneren e tij, prezantuesen Marina Vjollca.

Getoari ka publikuar një foto me Marinën në “Intagram”, teksa pozojnë nën dritat e kullës Eiffel në Paris. Përbri fotos, reperi shkruan: “Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ty @marinavjollca”.

Edhe Marina ka publikuar disa foto nga kryeqyteti i dashurisë, Parisi, ku po kalon një fundjavë romantike me të dashurin e saj.

Sipas mediave rozë, Getoar Selimi po bashkëjeton në Tiranë me Marinën. Thuhet se çifti ka nisur bashkëjetesën në një apartament në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: