TIRANE

Modelja e njohur, Aurela Hoxha, është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka një djalë, Alaron dhe një vajzë, Luna/Ea. Prej disa kohësh ajo jeton me partnerin e saj në Spanjë, të cilit nuk ia ka treguar asnjëherë portretin.

Mesa duket Aurela kërkon të ruajë hermetike disa detaje nga jeta e saj private, por në ditëlindjen e të birit nuk rezistonte dot pa bërë një urim.

Madje, në urim zbuloi se mes djalit dhe vajzës, i biri është fëmija i saj i preferuar.

“Gëzuar ditëlindjen fëmijës tim të preferuar! (Shhh, mos i trego Luna/Ea’s. Te duaaa jeta ime, falenderoj Zotin ç’do dite qe te solli ne jeten time, ti i jep kuptim ! Te duaaaaa, te duaaaam! Frym! ??”- shkroi ajo, edhe kësaj here pa treguar portretin e të birit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: