TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm duke uruar Festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit e ka përdorur këtë urim për të dhënë një mesazh të fortë. Ai i uron festën edhe komunitetit shqiptar në SHBA, një kontribuues i raporteve shqiptaro-amerikane.

Por Meta thotë se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur me krizën ku ndodhet vendi dhe bën thirrje për reflektim e përgjegjshmëri.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
Mirëmëngjes të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!
Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.
Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës. ?????

Ilir Meta
Ilir Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb