Mohamed Salah shkakton sërish zhurmë. Kësaj radhe jo për golat e magjinë që ai dhuron në fushën e blertë dhe as për të ardhmen e tij. “Ylli” I Liverpool ka publikuar edhe këtë vit një foto familjare në festën e Krishtlindjeve. Përkatësisht, sulmuesi egjiptian është fotografuar me gruan dhe vajzat e tij para pemës së Krishtlindjes.
Postimi i Salah me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjet” gjeneroi më shumë se 50,000 komente dhe mbi 500,000 pëlqime në vetëm 30 minuta. Mirëpo, shumë egjiptianë e kanë sulmuar 32-vjeçarin në komentet poshtë fotos, pasi Salah është i përket fesë islame dhe kanë shkruar se ka bërë haram.
“Kush po të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë Mo!”, “Kjo duhet të jetë pjesë e kontratës së tij…”, “Dreqin jo. Posto diçka për Palestinën”, “Vëlla, edhe bixhozi është më i pastër se kjo”, janë vetëm disa nga komentet e shumta negative, që kanë vërshuar në postimin e tij.
Kujtojmë se kjo ishte hera e tretë që Salah ka publikuar një foto të tillë dhe shumë myslimanë e kanë sulmuar në komente futbollistin egjiptian, pavarësisht se ai ka deklaruar edhe në të shkuarën, se është një besimtar i devotshëm i fesë islame, por që nuk gjen asgjë të keqe t’u uroj festën e krishtlindjeve, ndjekësve të tij të shumtë që i përkasin besimit të krishterë.
Pikërisht lidhur me këtë qëndrim të egjiptianit, nga ana tjetër, janë të shumtë nga ata që vlerësojnë qasjen e Salah duke theksuar se kjo është një shenjë e qartë se sa shumë ai I respekton edhe fetë e tjera, duke dhënë një shembull tepër pozitiv.
View this post on Instagram