Ndonëse emri i saj u lakua si një pjesëmarrëse e mundshme në Big Brother Vip, ajo asnjëherë s’u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E kemi fjalën për aktoren e njohur Ema Andrea e cila së fundmi ka ironizuar të gjithë ata që kanë ëndërr të jenë pjesë e shtëpisë së Big Brother.

Përmes një një postimi në Facebook, aktorja shkruan se nuk arrin ta kuptojë se si njerëz që ndihen të lumtur duke fjetur në një krevat me një person tjetër, e mbi të gjitha i shikon e gjithë Shqipëria.

“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb