Gionee zbuloi sot telefonin P5W, i cili ka parametra mesatarë dhe kasa me ngjyra të ndryshme. Telefoni është krijuar me polikarbonat dhe ofrohet në pesë ngjyra të ndryshme: e bardhë, e zezë, e verdhë, blu dhe rozë. Ndërfaqja do të ketë të njëjtën ngjyrë si kasat.

Gionee P5W ka ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735 me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Në anën e pasme ka kamerë 5 megapikselë, ndërsa në anën ballore ka kamerë 2 megapikselë, shkruan krokodili. Telefoni fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,000mAh, dhe operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.

Gionee P5W pritet të dalë në treg së shpejti, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: