Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Portin e Vlorës. Meloni është pritur nga kryeministri Edi Rama. Meloni për të vizituar Shqipërisë u nis nga Brindisi me një traget të linjës.
Ndërkohë në kuadër të vizitës së homologes italiane në Portin e Vlorës ka shtim të masave të sigurisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, ka shtim të numrit të efektivëve, gjithashtu në gatishmëri është edhe një ambulancë.
Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.
Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.
(BalkanWeb)