Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi është planifikuar të kryhet të mërkurën në orën 12:00. me orën lokale, ose 18:00 me orën evropiane.

Kryeministrja dhe delegacioni italian do të jenë mysafirë të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë ku do të qëndrojnë deri në fund të vizitës.

Meloni është liderja e parë që do të ketë mundësinë e negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje tregtare me SHBA, një tentativë që vjen në kulmin e klimës së kirjuar me luftën tregtare të tarifave të Donald Trump për BE dhe vende të tjera të botës.

Përpara nisjes në Uashingon, Meloni tha se situata është komplekse. Ajo iu drejtua qytetarëve me një mesazh ku tha se qeveria italiane do të vijojë përpjekjet që produktet dhe marketet italiane të gjejnë gjithnjë rrugën e tregjeve të tjera.

ANSA raporton se një ditë përpara nisjes Meloni zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me Ursula Von Der Leyen. Presidentja e Komisionit EVropian dhe shefja e qeverisë italiane kanë rakorduar në këtë telefonatë kërkesat evropiane ndaj SHBA ndërsa më herët është folur se propozimi kryesor do të jetë një zonë tregtare e lirë me tarifa doganore zero SHBA-BE në të dyja anët ë Atlantikut.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb