Giovanni Peragine do të jetë zëvendësuesi i arqipeshkëvit të Shkodrës monsinjor Angelo Massafra. Peragine aktualisht është administrator i kishës katolike në Shqipërinë e jugut ndërsa shërben në Shqipëri që nga viti 1993.

Peragine pritet që të marrë detyrën e re në fund të këtij viti kur arqipeshkëvi Massafra të kryej mandatin si ipeshkën në detyrë.

Lajmi për emërimin e ri u bë zyrtarisht nga përfaqësuesi i Nuncit Apostolik Artan Seli në katedralen e Shkodrës “Shën Shtjefni”.

Përfaqësuesi i Nuncit Apostolik u shpreh se Vatikani ka pranuar dorëheqjen e arqipeshëkvit Angelo Massafra i cili pas shërbimit në këtë detyrë prej 25 vitesh ka mbushur moshën e pensionit duke i lënë kështu vendin ipeshkvit të ri që do të jetë i pranishëm në Shkodër pas pak kohësh.

 

11111
11111

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb