“Giro D’Italia”, gara e njohur e çiklizmit,  do të nisë sezonin e ri në Shqipëri, teksa do të jetë i ndarë në 3 etapa. Edicioni i 108-të zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe pritet me padurim nga të apasionuarit e këtij sporti.

Sa i takon detajeve, gara do të mbahet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, sakaq numri në total i pjesëmarrësve, përfshirë garuesit dhe organizatorët, shkon diku tek 3 mijë persona.  Kjo do të jetë një reklamë shumë e mirë për vendin tonë, që pret një eveniment kaq të  rëndësishëm.

Negociatat për zhvillimin e këtij eventi në vendin tonë zgjatën disa javë, por në fund u arrit një marrëveshje.

 

 

Giro
Giro

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb